Kush pritet të jetë kryetar i ri i VMRO-së?!

Ish-nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Mitko Jançev, në mënyrë të qetë e pranoi vendimin për shkarkimin e tij nga funksioni partiak. Ai ende nuk ka marrë dokument zyrtar që të shohë nëse është ndryshuar nga karrigja e nënkryetarit apo ka është përjashtuar nga partia.

Një pjesë e madias spekuluan se i përgatite “puç” Mickoskit me qëllim që ta ndërmerr partinë. Para disa ditëve, Jançev pyeti se kush ai burrë që do ta përjashtojë? Ai u përjashtua unanimisht me votim të fshehtë në Komitetin Qendror të hënë, ku nuk ishte i pranishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk do të përgjigjem në mënyrë direkte në pyetje se a kam ambicia të bëhem kryetar i OBRM-PDUKM-së. Kjo nuk do të ishte korrekte, por do t’u them se nëse brenda partisë ka ekip i gatshëm për punë, përbërë nga njerëz të etabluar lartë dhe me vizion të qartë se në cilën drejtim duhet të lëviz shtet, jam i gatshëm të përfshihem, madje edhe të udhëheq me ekip dhe të jep në krye të tij”,- Jançev