Kjo vlen për atë burrë që e largon gruan nga shtrati..

Kjo vlen për atë burrë që e largon gruan nga shtrati..

Tregohet se një grua shkoi te prijësi i besimtarëve, Umer ibën El Hatabi, e në shoqërinë e tij ndodhej Aliu, ndërsa në një tjetër transmetim thuhet Ubeji dhe gruaja tha: “O prijësi i besimtarëve, bashkëshorti im ditën agjëron ndërsa natën e kalon duke u falur.” Umeri tha: “Sa burrë i mirë e i devotshëm qenka bashkëshorti yt!”Gruaja përsëri tha: “O prijësi i besimtarëve, bashkëshorti im ditën agjëron ndërsa natën e kalon duke u falur.” Umeri përsëri tha: “Sa burrë i mirë e i devotshëm qenka bashkëshorti yt!” Aliu, apo Ubeji e kuptoi se çfarë kishte gruaja për qëllim dhe tha: “O prijësi i besimtarëve, kjo grua po të ankohet për bashkëshortin e saj, se ai e kalon gjithë kohën në adhurim e nuk i plotëson detyrimet bashkëshortore.”Umeri tha: “Derisa arrite të kuptosh këtë, atëherë ti do të gjykosh mes tyre!” Tha: “Thirreni bashkëshortin e saj!” E kur ai erdhi, gruaja tha: I shtrenjti im për shtrat ka marrë xhaminë, Natën s’fle gjumë, por në namaz e gdhinë, E gruas i ka lënë për shoqëri vetminë Bashkëshorti i saj tha: Më largoi nga shtrati i saj ajo që ka zbritur Surja En Nahël dhe shtatëshja e ndritur, Unë jam një njeri të cilin e ka tmerruar Frika nga dën’imi i Zotit të Madhëruar..Aliu, apo Ubeji, tha: Ndaj saj ti ke detyrime, o rob i mirë. Një ditë në katër asaj përkushtoja. E lëri justifikimet e mos harro,Do të japim llogari edhe për to.