Hoxhë Shefqeti dhe Latifi nisin pajtimin për ngjarjen e Matit

Hoxhë Shefqeti dhe Latifi nisin pajtimin për ngjarjen e Matit

Aty ku dështoi shteti, në ndihmë të komunitetit vijnë dy hoxhallarët më në zë të trojeve shqiptare, Hoxhe Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi, të cilët kanë marrë një barrë të rëndë duke tentuar të venë pajtesë për familjet Rafuna e Mehmeti, pas tragjedisë në ngjarjen e Matit 1, shkruan Kosova Post.Sot gjatë ditës hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpunëtor, kanë vizituan dy familjet e prekura nga gja’kderdhja e javës së kaluar në lagjen Mati 1 – Prishtinë, Rafuan e Mehmeti.Me këtë rast, siç njofton Krasniqi, familjeve ju shprehëm ngushëllime, por ka shkruar ai se me qetësi kërkuam që të dyja familjet të qetësohen dhe të mendojnë për shtrirjen e dorës së pajtimit.‘Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushëllime dhe i lutën dy familjet që t’i ulin ten’sioniet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkërisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla’, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë i Shefqet Krasniqit:

-Sot gjatë ditës hoxhë Shefqet Krasniqi dhe hoxhë Fatmir Latifi me bashkëpunëtor vizituan dy familjet e prekura nga gja’kderdhja e javës së kaluar në lagjen Mati 1 – Prishtinë-Me këtë rast familjeve ju shprehën ngushllime dhe i lutën dy familjet që t’i ulin ten’sioniet, të pendohen për veprën e bërë dhe të mundohen bashkarisht me dal prej kësaj gremine sa ma shpejtë, duke ja shtrirë dorën e pajtimit njëri tjetrit dhe duke u zotuar se më nuk do të përsëriten gjëra të tilla.– Hoxhollarët i falenderuan familjarët për mikpritje dhe shprehën gatishmëri për me hec në këtë drejtim deri sa të vijë tek pika e fundit, pajtimi.– #stafi