Dana White: Tony Ferguson meriton të duelojë për titullin kampion!

Dana White mendon se Tony Ferguson e meriton të duelojë për titullin kampion të peshës së lehtë ndaj Khabib Nurmagomedov.

Ky i fundit është në pritje të vendimit që do të marrë Komisioni i Sportit në Nevada dhe vetëm atëherë do të mësohet se si do të fati i këtij Divizioni në artet marciale mikse. Por pavarësisht vendimit apo dënimit që do të merret, Tony Ferguson do të jetë kandidati kryesor për titullin kampion të peshës së lehtë, duke marrëe edhe bekimin e presidentit të UFC-së.

Për asnjë moment nuk kam menduar për revanshin midis McGregor dhe Nurmagomedov. Unë e njoh Conor, e di që ai kërkon revanshin, por për momentin duhet të bëjmë atë që është më e drejtë, që sfidanti kryesor për titull është Ferguson”, tha Dana White për mediat amerikane. Ferguson dueloi në eventin UFC-229, ku mundi me “KO” Anthony Pettis, event ku edhe Nurmagomedov fitoi me “submission” ndaj McGregor.

Megjithatë, presidenti i UFC-së pret edhe vendimin e komisionit. “Jemi në pritje. Tony ka patur titullin e përkohshëm të këtij Divizioni, nuk e ka humbur asnjëherë atë në duel. Conor e pati shansin e tij të duelojë për titullin, ndaj tani është Ferguson ai që e meriton këtë shans”, u shpreh numri 1 i arteve marciale mikse.