😢😢 Një burrë që është duke qarë mban në dorë dy fotografi të fëmijëve të tij..

😢😢Një burrë që është duke qarë mban në dorë dy fotografi të fëmijëve të tij, të cilët është duke i kërkuar dëshpërimisht; mendimet më të këqija për fatin e tyre i mbushin me dëshprim sytë e tij të kuq dhe të lodhur. Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Një burrë nga qyteti i Mitrovicës që sapo ishte liruar nga një burg serb dhe ishte detyruar të kalonte kufirin në Shqipëri.


Momenti më prekës i kësaj fotografie është kur ai ka nxjerrë dy fotografi të fëmijëve të tij që ai druhej se u vr\\anë nga serbët mirëpo pas kthimit në Kosovë pas luf\tës e kishte kuptuar se familja e tij është gjallë dhe e sigurt.
Është një imazh tra\gjik, marrë në vitin 1999 nga Peter Turnley, një fotoreporter i cili po dokumentonte lu\\ftën e Kosovës.